×
  • Sport
  • Sport

    Policia jep detaje për arrestimin e futbollistit të Gjilanit, Solomon

    Reporteri
    25 Shkurt 2023 | 14:06

    Theophilus Solomon, futbollist i Gjilanit, është arrestuar dje pasi e kishte një fletarrest ndërkombëtar.

    Në fakt, sulmuesi afrikan e kishte bërë një vepër penale më parë, më saktësisht dy vjet më herët, kur po luante në Partizanin e Tiranës, ku luajti mes viteve 2019-2021 para se të zbarkonte në futbollin kosovar.

    Ndërkohë, Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje shtesë në raportin 24-orësh.

    “Bazuar në një urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpol të lëshuar nga Shqipëria, njësia FAST-ILECU ka arrestuar një mashkull shtetas nigerian të dyshuar për veprën penale ‘dhunë në familje’. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raport.

    27 vjeçari u transferua te Gjilani nga Ballkani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!