Pornostarja Lana Roades ka shtangur fansat e saj. Ajo gjatë një videoje që e ka publikuar në kanalin e saj në “Youtube” ka zbuluar disa sekrete.
Në videon e shfaqur, Lana është me dy miqtë e saj të ngushtë ku ata e pyesin atë për jetën private. Një nga pyetjet pikante ndaj saj ishte nëse ndonjë futbollist apo dikush nga bota e sportit e ka ngacmuar atë “online”.
“Po, kam pasur. Ai më ka shkuar në DM në ‘Instagram’ dhe është një futbollist me famë botërore. Mund t’ju them se ka një kontratë që vlen 80 milionë euro. Gjithashtu ka dhe 43 milionë ndjekës në ‘Instagram’”, zbulon Roades. Përgjigjja e saj i ka befasuar të gjithë dhe shumë shpejt pritet të zbulohet se kush është personi në fjalë.
Asnjë detaj tjetër nuk është dhënë më për futbollistin dhe biseda ka vazhduar më tej. Lana Roades është shumë aktive në rrjetet sociale, ku vetëm në “Instagram” numëron 7.1 milionë ndjekës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.