Portieri i Haitit, Josue Duverger, është poshtëruar pasi ka shënuar autogol në humbjen e ekipit të vet kombëtar 2:0 kundër Kanadasë, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022 të martën.
Duverger, i lindur në Kanada, shënoi në portën e vet në përpjekje për ta larguar një top të kthyer mbrapa nga një bashkëlojtar i tij, duke i dhënë epërsinë prej 1:0 Kanadasë.
Increíble lo que hace Josué Duverger. Una pena, porque había firmado un gran primer tiempo. Está reemplazando al histórico Placide, y por cierto, es nacido en Canadá…
— ⚽ ????? ⚽ (@InakiFutbol) June 16, 2021
Pasi topi i kaloi mes këmbëve, portieri u përpoq ta largojë atë nga vija e portës, por këmba e tij e majtë e shtyu topin në rrjetë pa dashje në çastet e fundit të pjesës së parë.
Ai i kishte bërë disa pritje të rëndësishme deri në ato çaste, duke mos lejuar që Haiti të pësonte.
Kanadaja shënoi edhe një herë në pjesën e dytë dhe me rezultat të përgjithshëm prej 4:0 pas dy ndeshjeve, kaloi në rundin e tetë më të mirëve në kualifikimet e Amerikës Veriore dhe Qendrore dhe të Karaibeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.