Portieri legjendar turk preket nga Koronavirusi

Ish portieri i Barcelonës dhe kombëtares së Turqisë, Receber Rustu, ka rezultuar pozitiv në Covid 19.


46 vjeçari ka qenë anëtari i skuadrave si Barcelona, Fenerbahce, Besiktas e Antalyaspor.

Rustu së fundmi raportohet të jetë dërguar në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë.

Koronavirusi i ka rënduar situatën shëndetësore ish portierit të Turqisë.

Receber mbanë rekordin për më së shumti paraqitje me kombëtaren e Turqisë (120), për më shumë se dy dekada që i kaloi mes dy shtyllave, për kombëtaren e tij.