×
  • Sport
  • Sport

    Portieri serb i Kanadasë i fali golin Marokut, në kombëtaren kroate mendojnë se ishte e planifikuar për t’ia bërë Kroacisë të pamundur kalimin e grupit

    Reporteri
    02 Dhjetor 2022 | 11:14

    Kanadaja nuk ka bërë surprizën ndaj Marokut duke i lënë fitoren këtyre të fundit në shifrat 1-2. Goli i parë i pësuar ishte më shumë se qesharak, teksa portieri i Kanadasë i dhuroi golin Ziyech.

    Bëhet fjalë për Milan Borjan, i lindur në Kanada me prindër me origjinë serbe dhe që luan në kampionatin e Serbisë.

    Mënyra sesi gaboi ky portier te goli i Marokut ishte thjesht e pakuptueshme.

    Për këtë arsye, trajneri i njohur në Kroaci, Zoran Zekic, la të nënkuptohej një plan të mirëmenduar nga ana e Milan Borjas në mënyrë që Maroku të kalonte më tej dhe që Kroacia të dilte jashtë Botërorit në rast të humbjes me Belgjikën, duke qenë se Kanadaja i kishte “larë duart” më herët.

    “Ai tipi(portieri) mesa duket, merret me gjithçka, por jo me futboll. Është më mirë të mos lësh njeri fare në portë”, tha Zekic.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!