×
  • Sport
  • Sport

    Portugalia fitoi Ligën e Kombeve, por ishte Shqipëria ajo që i dha humbjen e fundit në vend të vet

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 23:25

    Portugalia sonte mposhti Holandën në finalen e Ligës së Kombeve me rezultat të ngushtë 1-0.


    Golin e vetëm për vendasit e shënoi anëtari i Valencias, Gonzalo Guedes, i cili u asistua nga ‘magjistari’ i vogël Bernardo Silva në minutën e 60-të të ndeshjes, shkruan Reporteri.net.

    Portugalia tashmë numëron plotë 5 vite pa humbje në territorin e saj.

    Por a e dini se kush ia ka shkaktuar humbjen e fundit në shtëpi ‘luzitanëve’?

    Humbjen e fundit Portugalia e ka pësuar nga Shqipëria, në shtator të vitit 2014, kur një supergol i Bekim Balajt vendosi atë ndeshje dhe njëkohësisht edhe për trajnerin e saj që u shkarkua menjëherë.

    Tashmë kabinetit të trofeve të Cristiano Ronaldos, iu shtohet edhe një trofe evropian, pas atij të evropianit të vitit 2016.

    Ronaldo ishte më meritori për kalimin e Portugalisë në finale, i cili arriti të shënojë një hat-trick kundër Zvicrës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!