×
  • Sport
  • Sport

    Portugalia publikon listën e lojtarëve të ftuar në Kampionatin Evropian

    Reporteri
    21 Maj 2024 | 15:29

    Selektori i Kombëtares portugeze, Roberto Martinez e ka publikuar listën e të ftuarve për Euro 2024.

    Cristiano Ronaldo do t’i prijë portugezët në Evropianin që do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.

    Portugalia do t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore para se të nisë Euro 2024, me Finlandën më 4 qershor, me Kroacinë më 8 të muajit që vjen dhe me Republikën e Irlandës, më 11 qershor.

    Lista e lojtarëve të ftuar nga Portugalia:

    Portierë

    Diogo Costa (Porto), Jose Sa (Wolverhampton) dhe Rui Patricio (Roma).

    Mbrojtës

    Antonio Silva (Benfica), Danilo Pereira (PSG), Diogo Dalot (Manchester United), Gonçalo Inacio (Sporting CP), Joao Cancelo (Barcelona), Nelson Semedo (Wolverhampton), Nuno Mendes (PSG), Pepe (Porto) dhe Ruben Dias (Manchester City).

    Mesfushorë

    Bruno Fernandes (Manchester United), Joao Neves (Benfica), Joao Palhinha (Fulham), Otavio Monteiro (Al Nassr), Ruben Neves (Al-Hilal) dhe Vitinha (PSG).

    Sulmues

    Bernardo Silva (Manchester City), Cristiano Ronaldo (Al Nassr), Diogo Jota (Liverpool), Francisco Conceiçao (Porto), Gonçalo Ramos (PSG), Joao Felix (Barcelona), Pedro Neto (Wolverhampton) dhe Rafael Leao (AC Milan).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!