Pep Guardiola ka vendosur të largohet nga Manchester City për t’u bërë menaxher i ri i Juventusit, sipas raporteve në Itali, të cilat thonë se ai është pajtuar me një marrëveshje katërvjeçare në Torino.
Për sezonin e dytë radhazi, Pep Guardiola ka përfunduar një edicion rekord me Manchester Cityn në Premier Ligë, duke bërë që shumë të pyesin nëse ata janë skuadra më e mirë në historinë e kampionatit anglez.
Çdo ekip në botë do të ishte me fat që të ketë Guardiolën trajner dhe nevojën e tij të pandërprerë për të përmirësuar skuadrën dhe për të fituar trofe, përcjell lajmi.net.
Është natyra e tij e menaxhimit që ka bërë të mendojë largimin nga Manchesteri dhe sipas raporteve në Itali, që nuk janë për herë të parë, ish-trajneri i Barcelonës ka arritur marrëveshje me gjigantin italian.
Gazetari i Radio Sportiva, Federico Gennarelli shkroi të martën mbrëma se kontrata katër vjeçare e Guardiolës me Zonjën e Vjetër ishte një “marrëveshje e kryer”.
Megjithatë, javën e kaluar Guardiola e mohoi se do të largohej nga ‘Qytetarët’, pasi tha se ka edhe dy vite të tjera nën kontratë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.