×
  • Sport
  • Sport

    Pranohet propozimi i FIFA-s, nga tani do të lejohet të bëhen 5 zëvendësime

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 15:16

    Ligjvënësit e futbollit kanë marrë vendim që klubet të lejohen të bëjnë pesë zëvendësime në një ndeshje.


    Kjo ka ardhur si shkak i koronavirusit në mënyrë që të ndihmoj klubet pas pauzave të gjatë.

    FIFA më parë kishte propozuar këto masa, shkaku që futbollistët ta kenë më të lehtë lojën e tyre, kurse tani edhe është aprovuar kjo kërkesë e tyre.

    “IFAB ka pranuar të bëjë një ndryshim të përkohshëm në Ligjet e lojës bazuar në një propozim të marrë nga FIFA që kërkon të mbrojë mirëqenien e lojtarëve”.

    “Për garat të cilat ose kanë filluar apo do të fillojnë, IFAB ka aprovuar propozimin e FIFA-s për të futur një ndryshim të përkohshëm në Ligjin 3 – Lojtarët, i cili do të lejojë të bëhen maksimum nga pesë zëvendësime për ekip” thuhet në një deklaratë të IFAB

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!