Federata e Futbollit të Kosovës e ka vlerësuar me yll sulmuesin e Ballkanit, Ermal Krasniqin.
Krasniqi ka pranuar çmimin e “Ylli i Javës” për xhiron e 11’të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Reporteri.net
Ermali, dha kontribut të madh në triumfin e skuadrës së tij ndaj kampionit në fuqi FC Prishtina, me një gol dhe një asistim.
Për këtë çmim, Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me Ermal Krasniqin, i cili tha se ndihet i lumtur dhe se zotohet që do të tregojë suksese edhe në vazhdim.
“Është hera e dytë që po e marr këtë çmim dhe po ndihem shumë i lumtur, shpresoj që të vazhdoj të tregoj lojëra sa më të mira”, tha fillimisht Krasniqi.
Sulmuesi gjithashtu tha se tifozëve u premton paraqitje të mirë dhe pse jo t’i sjellë edhe titullin kampion.
“Tifozëve ju premtoj se do të shfaqim paraqitje të mira deri në fund dhe pse mos t’i shpërblejmë me titullin kampion”, tha ai.
Kujtojmë se ky është çmimi i dytë që Krasniqi pranon nga FFK./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.