×
  • Sport
  • Sport

    Prekazi ftoi shumë lojtarë nga Superliga, por e la jashtë yllin që po shkëlqen me Ballkanin

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 15:27

    Rafet Prekazi sot ka publikuar listën e Kombëtares U-21 të Kosovës për ndeshjet e muajit tetor


    Kosova U-21 në këtë muaj do të luajë me Shqipërinë U-21 më 13 nëntor në Fadil Vokrri, dhe më pas më 17 nëntor ndaj Turqisë në Samsun, shkruan Reporteri.net

    Për këtë ndeshje Rafet Prekazi ka ftuar shumë lojtarë nga Superliga e Kosovës, por ka anashkaluar një emër të madh, Ermal Krasniqin e Ballkanit.

    Krasniqi është njëri nga futbollistët më në formë në Superligë, ku vazhdimisht luan te Ballkani, derisa dje shënoi një gol të bukur kundër Feronikelit.

    Ndryshe, Florian Smakiqi, Ardit Nika, Albin Kapra, Bujar Pllana, Muharrem Jashari, Qëndrim Zyba, Edison Kqiku, Blendi Baftiu dhe Kastriot Selmani janë futbollistët nga Superliga e Kosovës të ftuar nga Rafet Prekazi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!