×
  • Sport
  • Sport

    Premia të çmendura për lojtarët e Shqipërisë në rast të fitores sot kundër Turqisë

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 12:58

    Shqipëria luan sonte në Turqi dhe për të mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit për në “EURO 2020” duhet që të besuarit e trajnerit Edi Reja të marrin një rezultat pozitiv, ku padyshim fitorja është “qershia mbi tortë”.


    Që në fillim të edicionit, kur nisën eliminatoret për evropianin, FSHF në bashkëpunim me vetë lojtarët e Kombëtares kanë përcaktuar edhe politikën e premiove për fitoren.

    Kështu që sukseset në shtëpi janë vlerësuar me rreth 5 mijë euro shpërblim për titullarët, ndërsa për fitoret në transfertë, premio shkon deri në 6 mijë euro.

    Pra, kuqezinjtë kanë mundësi të fitojnë sot nga 6 mijë euro për kokë, titullarët, nëse fitojnë në Turqi. Kjo është premio e akorduar nga federata, pa llogaritur bonuset që vijnë nga jashtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!