×
  • Sport
  • Sport

    Premierliga fillon me Liverpool-Norwich, Xherdan Shaqiri nuk është startues

    Reporteri
    09 Gusht 2019 | 20:21

    Nga ora 21:00, në “Anfield”, me takimin Liverpool – Norwich City, do të startojë kampionati më spektakolar në planet, Premierliga, kompeticioni me më shumë rivalitet, por gjithashtu edhe kampionati më i pasur në rruzull.


    Ky do të jetë edicioni i 28-të i Premiershipit, që nga themelimi dhe ndryshimi rrënjësor që pësoi kampionati anglez në vitin e largët 1992.

    Liverpooli nuk e pati fatin ta fitojë pas më shumë se 20 viteve titullin duke mbetur një pikë prapa Manchester City sezonin e kaluar, por fitoi trofeun e Champions League, trofe që mund ta ndihmojë Liverpoolin të nisë diçka të mrekullueshme me gjeneratën e artë që aktualisht ka Jurgen Klopp, shkruan Gazeta Express.

    Xherdan Shaqiri, këtë sezon do të kërkojë më shumë minuta, por duhet të punojë ende për t’i pasur, sepse ndeshjen e parë të sezonit e nis nga stoli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!