×
  • Sport
  • Sport

    Premierliga iu kërkon gjyqtarëve t’i ndërpresin ndeshjet në kohën e iftarit, që lojtarët ta prishin agjërimin

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 15:20

    Liga elitare e futbollit anglez, Premierliga, do t’iu kërkojë të gjithë gjyqtarëve të ngarkuar për t’i gjykuar ndeshjet e mbrëmjes gjatë ramazanit të bëjnë pushim të shkurtër në kohën e iftarit, në mënyrë që t’ua mundësojnë lojtarëve myslimanë prishjen e agjërimit.


    Gjyqtarëve iu është kërkuar të bisedojnë me kapitenët e ekipeve para ndeshjeve, në mënyrë që ndeshjet të ndërpriten shkurtimisht sa për t’ua mundësuar lojtarëve myslimanë prishjen e agjërimit në kohën e iftarit, transmeton Gazeta Express.

    Të hënën mbrëma, Leicester City dhe Crystal Palace u pajtuan para ndeshjes me gjyqtarin Graham Scott për një ndërprerje të shkurtër të ndeshjes së Premierligës në minutën e 60-të, për t’ua mundësuar Wesley Fofanas dhe Cheikhou Kouyates të bënin iftar.

    Besohet se kjo ishte ndeshja e parë në historinë e Premierligës kur gjatë lojës pati pushim për t’i lejuar lojtarët myslimanë të hanë dhe të pinë gjatë ndeshjes, sapo të ketë perënduar dielli, në përputhje me rregullat e ramazanit.

    Premierliga e lejon një gjë të tillë nëse kapitenët e të dy ekipeve dhe gjyqtari i ndeshjes pajtohen.

    Por Premierliga dëshiron që gjyqtari dhe kapitenët të bisedojnë para ndeshjes për një të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!