Në ditët e fundit po flitet shumë për të ardhmen e Lionel Messit, ku një opsion për të është edhe transferimi në MLS.
Kjo ide i pëlqen pafund sulmuesit të Dallas, Franco Jara, i cili ka luajtur më parë dhe për Argjentinën.
Në një intervistë për “90min”, ai shprehet se do t’i puthte këmbët kapitenit të Barcelonës në rast se ai do të transferohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nëse Messi vjen për të luajtur në MLS, unë do t’i puthja këmbët. Do të ishte vërtetë një çmenduri nëse diçka e tillë realizohet. Gjatë karrierës sime, kur isha në ekipin kombëtar të Argjentinës kam pasur mundësinë të ndaja fushën me lojtarë të nivelit të tij, por të jesh ballë për ballë është krejtësisht ndryshe”, deklaron argjentinasi.
“Këtu kanë ardhur emri si Ibrahimovic, Higuain dhe le të shpresojmë që të vijë edhe Leo. Për të apo për Cristiano Ronaldon është një mundësi shumë e mirë për të jetuar një jetë normale, jashtë futbollit. Neve na pëlqen të dalim, të hamë, të shkojmë në kinema apo supermarket dhe Amerika t’i ofron të gjitha këto”, përfundon Jara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.