Më 11 mars është luajtur për herë të fundit një ndeshje në Champions League, me PSG që eliminoi Dortmundin, ndërkohë që në Anfield, Atletico Madrid eliminoi kampionët në fuqi të Liverpoolit.
Me rifillimin e Champions League “Los Colchoneros” do të qëndrojnë në pritje të kundërshatrit për në fazën çerekfinale.
Situata me futbollin është qetësuar në shumë vende, teksa priten rifillimet e kampionateve, por një nga pyetjet që ka qarkulluar jo pak është: Kush e fiton Champions League nëse situata do të përkeqësohet sërish?
Për Enrique Cerezo, president i Atleticos, nëse kompeticioni do të pezullohet, trofeu duhet t’i jepet skuadrës së tij. Në një deklaratë të dhënë së fundmi për “Mundo Deportivo” ai u shpreh: “Në rast se Champions League nuk luhet më, atëherë skuadra që mundi kampionët në fuqi meriton ta fitojë”.
Diçka që përkon pikërisht me skuadrën të cilën ai e ka në pronësi, por është një hipotezë që duket e pamundur që të ndodhë në realitet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.