Martin Malik, presidenti i Federatës së Futbollit të Çekisë ka dhënë një deklaratë skandaloze
Kosova dhe Çekia do të përballen njëra me tjetrën më 14 nëntor në Plzen, ndërsa qysh nga tani po flitet për këtë ndeshje që ka rëndësi të madhe për dy Kombëtaret, shkruan Reporteri.net
Malik që është president i FFÇ-së ka kërkuar nga tifozët çekë që të distancohen nga kosovarët.
“Bazuar në hulumtime, ndeshja kundër Kosovës do të jetë e rrezikshmërisë shumë të lartë dhe siguria do të jetë çështja primare për neve,” ka thënë Malik.
“Dua t’i kërkojë të gjithë tifozëve tanë që të distancohen nga çdo kontakt me kosovarët, veçanërisht për çështje politike, diskutime verbale apo në distancë, koreografi, veshje etj. Besoj që gjëja e fundit që do të dëshironim është ndëshkimi nga UEFA për Kombëtaren tonë, që do të thoshte se mund të rrezikonim pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian,”.
Ndryshe, për këtë takim Federata e Futbollit të Çekisë ka bërë të ditur se nuk do të shiten biletat online, por vetëm pranë zyreve të stadiumit, ndërsa kosovarët mund t’i sigurojnë biletat përmes FFK-së. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.