Presidenti i Brescia, Massimo Cellino, e ka cilësuar “çmenduri” vendimin për rifillimin e sezonit në Serie A.
Ministri i Sportit në Itali, Vicenzo Spadafora, të enjten konfirmoi se Serie A do të rifillojë nga 20 qershori, për të vazhduar sezonin e ndërprerë në muajin mars shkaku i pandemisë së koronavirusit.
Është vendosur që të gjitha ndeshjet në Itali, ato të Kupës së Italisë dhe Serie A, të luhet pas dyerve të mbyllura.
Por, është Cellino që i ka quajtur “çmenduri” planet për rikthimin e futbollit, duke thënë se kjo është diçka e tepërt për futbollistët.
“Ne kemi ndaluar stërvitjen për dy muaj. Është e rrezikshme të rifillojmë duke luajtur tri ndeshje në javë. Kështu, unë jam i shqetësuar për lëndimet e futbollistëve dhe jo për motin e nxehtë, i cili do të jetë i tmerrshëm në Itali, më shumë sesa në Gjermani”.
Brescia renditet në vendin e fundit në Serie A, dhe sipas gjitha gjasave në sezonin e ri do të garojë në Serie B.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.