×
  • Sport
  • Sport

    Presidenti i PSG-së akuzohet për vepër penale, korruptoi zyrtarin e FIFA-s

    Reporteri
    20 Shkurt 2020 | 12:55

    Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat botërore rreth presidentit të PSG, Nasser Al-Khelaifi.

    Sipas raportimeve të fundit biznesmeni nga Katari akuzohet në Zvicër për korrupsion dhe rryshfet ndaj një zyrtari të FIFA-s. Al-Khelaifi ka qenë i dyshuar për manipulimin e garës për të zhvilluar Kupën e Botës në Katar, ku i akuzuar zyrtarisht ka qenë ish sekretari i përgjithshëm i Fifas-s Jerome Valcke.

    Nga veprimet e kryera të zyrës së Prokurorisë, mbi çështjen e Valcke kanë dal prova të reja për ryshfetet dhe favoret që ky i fundit ka marrë nga palë të treta, një prej tyre dhe shoqëria “BeIN Media Group” me president Nasser Al-Khelaifi.

    Konkretisht bëhet fjalë për pronësinë e një vile në Sardenjë. Valcke nuk ka arritur ta blejë dot vilën teksa i janë kthyer mbrapsh 500,000 euro të destinuara për blerjen e saj, ndërsa për këtë duket se ka ndërhyrë presidenti i PSG, i cili ka marrë pronësinë e vilës dhe më pas ia ka lënë në përdorim zyrtarit të FIFA-s pa i marrë asnjë gjë mbrapsht.

    Vackle nuk i ka raportuar më parë këto avantazhe të cilat janë shtim pasurie në mënyrë të paligjshme, ndërsa Al Khelaifi dhe disa persona të tjerë akuzohen si nxitësit kryesor dhe përfituesit në çështjen që bëhet fjalë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!