×
  • Sport
  • Sport

    Ndryshimet në tabelën e Superligës pas ndeshjeve të sotme

    Reporteri
    22 Shkurt 2020 | 16:18

    Prishtina fitoi në Skenderaj ndaj Drenicës me rezultat 1-3 për të shkuar kështu në kuotën e 37 pikëve dhe për t’u barazuar me Dritën e Ballkanin, që nesër luan ndaj Ferizajt.


    “Kuq e zinjtë” nga “Bajram Aliu” ndërkaq regjistruan edhe humbjen e radhës, për të qëndruar kështu në pjesën e poshtme të tabelës dhe duket se deri në fund do të luftojnë për mbijetesë.

    Në anën tjetër, Llapi mposhti Feronikelin 2-1, për t’i barazuar pikët pikërisht me kundërshtarin e sotëm. Djelmoshat e Tahir Batatinës kësisoj arrijnë të arkëtojnë edhe pikën e 28, që sadopak e largon nga zona e rrezikshme.

    Gjithsesi, ka edhe shumë për t’u zhvilluar deri në fund, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat javëve në vazhdim.Më poshtë ndryshimet në renditjen tabelare pas dy takimeve të luajtura sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!