×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina eliminon Feronikelin, shkon në gjysmëfinale të Kupës

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 15:55

    Bardhekaltrit u kualifikuan në gjysmëfinale të Kupës falë penalltive, pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 0:0


    Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

    Bardhekaltrit arritën ta eliminonin Feronikelin nga kjo garë sot pasi fituan falë penalltive.

    Në fakt, loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras pa gola, edhe pse ekipet i kishin rastet e tyre.
    E në gjuajtjet nga 11 metra, më të saktë ishin prishtinasit, të cilët fituan me rezultat 4:2.

    Me këtë rast, kryeqytetasit u hakmorën ndaj ekipit nga Drenasi, i cili ua ndali atyre serinë e ndeshjeve pa humbje pasi i mundi fundjavën që shkoi.

    Paraprakisht, sot Dukagjini e bëri mrekullinë duke e eliminuar Drenicën pasi e mundi 1:0.

    Të enjten do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera çerekfinale.

    Trepça ’89 do të ketë punë me Llapin, kurse Istogu e pret ekipin A&N.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!