Prishtina ka shënuar fitore 2-0 ndaj Dukagjinit në stadiumin Fadil Vokrri
Skuadra nga kryeqyteti ka shënuar fitoren e tretë me radhë në Superligë, ndërsa të dytën nën drejtimin e Armend Dallkut, shkruan Reporteri.net
Prishtina sot luajti ndeshjen e mbetur me Dukagjinin ku triumfoi 2-0 në Fadil Vokrri.
Golat për ‘Plisat’ në këtë takim u shënuan nga Meriton Korenica 7′ dhe Leonit Abazi 51′.
Pas kësaj fitore Prishtina grumbullon 10 pikë dhe është në vendin e gjashtë, derisa lideri i Superligës Feronikeli ka 12 pikë.
Në anën tjetër Dukagjini është në vendin e fundit me vetëm 1 pikë pas gjashtë ndeshjeve. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.