Sigal Prishtina është kualifikuar në finale të Superkupës Mbarëkombëtare, duke e mundur Vllazninë në Shkodër me rezultat 72:80 (26:16, 17:23, 15:21, 14:20).
Hapjen solemne të ndeshjes e bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa kishte një numër të madh të mysafirëve, kurse palestra në Shkodër, ishte gati e mbushur me tifozë.
Ndeshjen më mirë e nisi skuadra e Vllaznisë, duke qenë në epërsi konstante, ku më e larta ishte dhjetë pikë, derisa çereku i parë përfundon me shifrat 26:16.
Periudha e dytë ishte më e barabartë, ndërsa shkodranët ngritën epërsi deri në 12 pikë, 36:24, por më pas rikthehen prishtinasit, duke afruar shifrat në 39:37, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 43:39.
Në periodën e tretë, duke shkrirë epërsinë e vendasve dhe duke pasur deri në shtatë pikë epërsi, 53:60, por pesë pikë nga vendasit bënë që rezultati në semafor pas 30 minutash të tregonte shifrat 58:60.
Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë edhe në çerekun e fundit, duke qenë vazhdimisht në epërsi dhe në fund triumfuan me shifrat 72:80.
Sigal Prishtina në finale do të përballet me Golden Eagle Yllin. Takimi final zhvillohet të dielën nga ora 19:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.