Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës, përcjell Reporteri.net.
Sot, Llapi ishte mysafir në Prishtinë, kurse Ulpiana priti Dritën në Lipjan.
E, ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit në “Fadil Vokrri” i takoi kryeqytetasve me rezultat të ngushtë 2:1.
Besnik Krasniqi në minutën e 51-të dhe Endrit Krasniqi në minutën e 65-të i shënuan golat për Prishtinën, teksa për llapjanët shënoi Drilon Fazliu në minutën e 78-të.
Ndërkaq, Drita mposhti Ulpianën në stadiumin “Sami Kelmendi” me rezultat 2:3.
Jashari shënoi në fillim të ndeshjes, në minutën e 5-të pastaj dhe dygolëshi i Simonovskit në nimutën e 25-të dhe 59-të ia sollën fitoren Dritës, e, për Ulpianën shënuan Rezi (’20) dhe Makolli në minutën e 43-të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.