×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina veç barazim në ndeshjen e parë ndaj St Josephs

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 22:54

    Prishtina nuk e ka shfrytëzuar terrenin vendas për ta mposhtur klubin nga Gjibraltari, St Josephs në ndeshjen parakualifikuese në Ligën e Evropës.


    Rezultati final i takimit të sotëm në “Fadil Vokrri” ishte 1 me 1.

    Prishtina e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 28 të ndeshjes përmes Armend Dallkut, i cili shënoi nga penaltia.

    Por, pas vetëm katër minutave mysafirët arritën të barazojnë shifrat në 1 me 1, që doli të ishte edhe rezultati final i këtij takimi, transmeton Koha.net

    Ishte Juan Pena ai që barazoi shifrat pas asistimit nga Boro.

    Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Javën e ardhshme në Gjibraltar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!