Të dytë janë pranë largimit nga skuadrat e tyre respektive, andaj nuk është larg mendjes që një gjë e tillë të ndodhë.
Mediat ndërkombëtare kanë filluar të raportojnë për një shkëmbim të mundshëm mes Arsenalit dhe Interit.
Granit Xhaka ka gati valixhet në duar, pasi drejtuesit po mendojnë seriozisht për largimin e tij nga “Emirates”.
Ndërkaq, Conte edhe në të kaluarën është interesuar për djaloshin e përfaqësueses helvetike, ndërsa tani gëzon shansin e madh.
Kjo shihet si e arritshme, pasi edhe Eriksen, që nuk po arrin kurrsesi të adaptohet në formacionin e parë të Interit, po mendon për një rikthim eventual në Premier Ligë.
Thuhet se janari mund të jetë vendimtar sa i përket kësaj çështjeje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.