×
  • Sport
  • Sport

    Pritjes i erdhi fundi: Sonte do ta shohim përsëri në aksion Arbër Zenelin me fanellën e Kosovës

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 20:26

    Kosova sot luan me Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve


    Arbër Zeneli do të paraqitet sërish me fanellën e Kosovës pas një kohe të gjatë, shkaku i lëndimit që kishte pësuar, shkruan Reporteri.net

    10-shi i Kosovës ishte i lënduar vitin e kaluar në ndeshjen kundër Malit të Zi dhe që nga atëherë nuk kishte zhvilluar asnjë ndeshje me Dardanët.

    Por, pritjes i ka ardhur fundi dhe sonte Arbërin do ta shohim përsëri në aksion me fanellën e Kosovës. Ai është titullar në ndeshjen kundër Moldavisë që fillon pas pak minutave.

    Le të shpresojmë që rikthimin ta bëjë me ndonjë gol. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!