×
  • Sport
  • Sport

    Probleme për Barçën, Cadiz e mposht në Camp Nou me rezultat minimal

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 22:57

    Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Cadiz, ku kjo e fundit ia rrëmbeu fitoren dhe tre pikë skuadrës katalunase në Camp Nou, shkruan Reporteri.net. 

    Skuadra e Barcelonës duket se është ndikuar nga humbja e fundit të cilën ia shkaktoi skuadra gjermane, Franfurtit, në kuadër të Europa Ligës, ku u mposhtën me rezultat përfundimtar 2-3 në Camp Nou, çka shkaktoi mjaft kaos edhe brenda klubit, veçanarisht me biletat e shitura nga tifozët e Barçës atyre të Frankfurtit.

    Skuadra mysafire kaloi në avantazh në fillim të pjesës së dytë, ku golin e shënoi Lucas Perez teksa çoi në avantazh minimal skuadrën e tij, për t’i dhënë edhe fitoren.

    Vlen të përmendet se Barça tentoi disa herë për të shënuar gol, por pa rezultat, duke qenë se skuadra mysafire ia doli të mbrohej mjaft mirë, duke ruajtur edhe epërsinë minimale deri në fund të ndeshjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!