Miliarderi rus, Roman Abramovich ka njoftuar të mërkurën se ka në plan të shesë klubin e futbollit Chelsea, pasi është në interesin më të mirë të klubit, tifozëve, punonjësve, si dhe sponsorëve dhe partnerëve të klubit.
Nuk u dha asnjë orar, por Abramovich tha se shitja nuk do të përshpejtohet, shkruan CNN, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.
Të shtunën, Abramovich deklaroi se ai ua dha administrimin e klubit administratorëve të fondacionit bamirës të klubit.
Shitja e propozuar e Chelsea FC do t’i japë fund shembullit të profilit të lartë të ndikimit dhe pasurisë ruse në Londër.
Roman Abramovich bleu klubin e Londrës perëndimore 19 vjet më parë për 140 milion funte.
Abramovich, i cili është 55 vjeç dhe ka nënshtetësi izraelite dhe portugeze, ndërtoi një pasuri të vlerësuar nga Forbes në 13.3 miliardë dollarë nëpërmjet industrisë së naftës, pas rënies së ish-Bashkimit Sovjetik në vitet 1990.
Ka pasur thirrje në rritje në Mbretërinë e Bashkuar për ta përfshirë atë në sanksione kundër Rusisë për lidhjet e tij të supozuara me Vladimir Putin, të cilat ai i mohon./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.