×
  • Sport
  • Sport

    Propozimi i kreut të FIFA-s: Çdo vend të ketë një stadium me emrin ‘Pele’

    Reporteri
    04 Janar 2023 | 23:23

    Në stadiumin “Vila Belmiro” të qytetit Sao Paulo, Brazil, u mbajtën homazhet në nderim të legjendës së futbollit Pele.

    Të pranishëm ishin personalitetet më të rëndësishme nga e gjithë bota.

    “Jam këtu me shumë emocione dhe trishtim, por edhe me një buzëqeshje, sepse Pelé na ka dhënë kaq shumë. Ashtu si FIFA, ne jemi këtu për t’i bërë homazhe “Mbretit” dhe kemi rënë dakord që në të gjithë botën të mbahet një minutë heshtje”.

    Kështu u shpreh presidenti i organizmit botëror të futbollit, Gianni Infantino, pas mbërritjes së tij në stadiumin Vila Belmiro për funeralit legjendës Pele, i cili u zhvillua me një arkivol të hapur.

    “Tani ne do të kërkojmë që të gjitha vendet e botës të kenë një stadium me emrin Pelé, në mënyrë që edhe fëmijët të kuptojnë se çfarë bëri ai për futbollin”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!