Milan ende nuk e kanë të garantuar titullin e kampionëve Dimëror, pasi që nëse ata kanë nivel të pikëve të barabarta në mes të sezonit me Interin, vetëm golëdallimi do të përdoret
Kuqezinjtë hynë në javën e 19 më tri pikë epërsi në tabelë derisa do të luajnë kundër Atalantas, kurse Interi luan si mysafirë i Udineses të shtunën.
Java e 19 shënon gjysmën e sezonit, kështu që skuadra që udhëheq në tabelë kurorëzohet si kampion dimëror.
Përderisa në fund të sezonit, skuadrat me rezultat më të mirë kokë me kokë vendos për pozitën nëse skuadrat kanë pikë të barabarta, kjo nuk vlen në gjysmën e sezonit.
Pasi që ska vetëm një ndeshje të luajtur në mes të tyre, rekordi kokë me kokë nuk vlen.
Në vend të kësaj, në këtë fazë, golëdallimi do të jetë ai që do t’i ndajë skuadrat në vendet e tyre në tabelën e Serie A.
Nëse Milan humbet nga Atalanta dhe Inter mposht Udinesen, atëherë golëdallimi do të përdoret për ta vendosur kampionin dimëror.
Deri me tani, Interi ka më shumë gola, +22 për dallim me Milan që ka +20.
Kampioni dimërorë zakonisht përdorët si një paralajmërim se kush mund ta fitojë Skudeton, por kjo në fund mund të mos jetë asgjë pasi që edhe 19 ndeshje të tjera do të luhen dhe kampioni do të ndryshojë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.