Trajneri i Kosovës, Alain Giresse sot ka mbajtur konferencë për media para dy ndeshjeve miqësor ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës.
“Dardanët” ndeshje e parë e kanë ndaj Burkina Fasos që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me 24 mars.
Në mesin e shumë gjërave që përmendi në konferencë, tekniku i Kosovës foli edhe për mos ftesën e Leart Paqaradës tek Kosova, ku dihet se ai e kishte një ngatërrese me trajnerin e kaluar, Bernard Challandes.
Tekniku la të hapur mundësin se Paqarada mund të ftohet në të ardhmen.
“Jam i informuar se në të kaluarën ka ekzistuar një problem me Paqaradën. Të shohim në të ardhmen, kam nevojë të njihem me ekipin. Ndoshta edhe do të ftohet në të ardhmen Paqarada”, thotë Giresse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.