×
  • Sport
  • Sport

    PSG e zyrtarizon gabimisht Sergio Ramosin, e fshin postimin pas disa minutave

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 8:49

    Klubi francez, Paris Saint-Germain duket se ka konfirmuar aksidentalisht nënshkrimin e Sergio Ramos pas largimit të tij nga Real Madridi.


    Ramos u pa në Parc des Princes të mërkurën dhe pritet të konfirmohet zyrtarisht si një lojtar i ri i PSG sot (e enjte).

    Por, PSG duket se ka ‘zyrtarizuar’ më shpejt sesa duhet Ramosin duke postuar një artikull në faqen e tyre zyrtare të mërkurën.

    Aty konfirmohej se Ramos do të mbante veshur fanellën me numër 4 në Paris. Artikulli u fshi shpejt.

    “Ky numër katër, e vlerësoj shumë nga bestytnia, sepse e kam pasur që nga fillimi i karrierës sime, dhe më pas më shoqëroi gjatë gjithë jetës sime, vazhdoi me mua, më solli fat të mirë dhe shumë fitore”.

    Postimi i PSG-së

    “Tani numri katër është pjesë e imja si një person dhe si profesionist. Për mua, është një privilegj të jem në gjendje të vesh këtë numër në një ekip kaq të shkëlqyer si Paris Saint-Germain”.

    “Kështu që do të jetë shumë e veçantë të jesh në gjendje të vish numrin tim këtu në Paris”, thoshte Ramos në artikullin që u fshi shpejt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!