Le Parisien raporton që Paris Saint-Germain ende janë në bisedime me Interin në përpjekje për ta arritur një marrëveshje me Milan Skriniar, por ata nuk dëshirojnë që ta rrisin ofertën, duke qëndruar në shifrat e fundit
Mbrojtësi sllovak 27 vjeçar është njëri prej synimeve kryesore të gjigantëve të Ligue 1 gjatë kësaj vere, por nuk dëshirojnë t’i japin 80 milionë euro, aq sa e vlerësojnë çmimin e tij Zikaltërit. Interi nuk dëshiron ta humbet Skriniarin dhe Simone Inzaghi ka insistuar që mbrojtësi do të qëndrojë, duke dhënë sugjerime që “afati kalimtar është mbyllur”.
Siç raporton Le Parsien, PSG ende shpreson që ta përfundojë një marrëveshje për Skriniar, pavarësisht asaj çfarë ka thënë Inzaghi. Ata kanë bërë një ofertë me vlerë 60 milionë euro për 27 vjeçarin, 20 milionë euro më pak së vlera që e konsideron ekipi si dhe thuhet se kanë arritur marrëveshje personale me sllovakun.
Bisedimet ende janë duke vazhduar por PSG nuk dëshiron ta rrisë ofertën për momentin, duke bërë që Interi t’i marrë në konsideratë opsionet e tyre. Zikaltërit duket se nuk do ta pranojnë ofertën në këtë fazë, sidomos pas largimeve të Andrea Pinamonti dhe Cesare Casadei.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.