PSG ka arritur të shënoj një fitore shumë të vështirë kundër Lilles me rezultat 2:1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me anë të David në minutën e 31-të, shkruan Reporteri.net.
Skuadra nga Parisi barazoi rezultatin në minutën e 74-të me anë të Marquinhos, kurse golin e fitores e shënoi Di Maria në minutën e 88-të.
Ylli i PSG-së, Lionel Messi u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë. Ende nuk dihet arsyeja por besohet se për shkak të një lëndimi që e ka shqetësuar kohët e fundit.
PSG është në pozitën e parë me 31 pikë pas 12 ndeshjeve, kurse Lille në pozitën e 11-të me 15 pikë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.