Paris Saint-Germaini ia ka dhënë Barcelonës opsionin për të arritur deri tek Neymari. Gjiganti francez i kërkon 250 milionë euro ose 100 milionë plus Dembelen e Semedon.
Barcelona po e kërkon me ngulm Neymarin, të cilin synon ta rikthejë në Camp Nou në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, shkruan Gazeta Express.
Paris Saint-Germaini i ka refuzuar ofertat e deritashme të gjigantit katalunas për yllin brazilian.
Mirëpo, së fundmi, klubi nga Ligue 1 ia ka dhënë Barçës opsionet për të arritur deri tek ish-futbollisti i Santosit.
Sipas të së përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, PSG ia ka kërkuar Barcelonës 250 milionë euro për Neymarin, ose 100 milionë plus Ousmane Dembelen e Nelson Semedon.
Mirëpo, Barça nuk e ka ndërmend të heq dorë nga lojtarët e saj dhe po e mendon një tjetër opsion.
Gjatë verës flitej se Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinho (para se të përfundonte në Bayern) mund të përfundonin në Paris në këmbim të Neymarit, por edhe ky opsion kishte dështuar
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.