Paris Saint-Germain thuhet se i ka thënë Sergio Ramosit se ai nuk është pjesë e planeve të klubit për sezonin e ardhshëm.
Marrëveshja aktuale e Ramos me skuadrën franceze zgjat deri në vitin 2023, por PSG -ja është e përgatitur ta largojë spanjollin në këtë verë.
Sipas Le Parisien, hierarkia e klubit e ka vënë në dijeni 36-vjeçarin për këtë lajm, dhe kjo për shkak të dëmtimeve të shumta që e kanë lënë jashtë fushës për pjesën më të madhe të kësaj fushate.
Megjithatë, përkundër kësaj, Ramos synon të qëndrojë në Parc des Princes këtë verë dhe të luftojë për vendin e tij.
Klubi ka mbetur shumë i zhgënjyer nga rekordi i dëmtimeve të Ramos këtë sezon, i cili e pa atë të mos luajë asnjë paraqitje në Ligën e Kampionëve./Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.