Një gjë shumë interesante ka ndodhur sot në botën e futbollit, shkruan Reporteri.net.
Klubi i PSG-së nuk po mundet asesi që të heq dorë nga Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez ende nuk ka rinovuar kontratën pavarësisht se PSG është treguar bujare në secilën nga ofertat që ka dërguar në drejtim të tij deri më tani.
Por drejtuesit e PSG-së duken të çmendur pas Mbappe, ata dëshirojnë që ai të qëndrojë në klub, ku sot ata i kanë dërguar atij një zarf për të shkruar shumën që kërkon si pagë, raporton Marca.
Mbappe që prej vitit të kaluar është lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madrid në Santiago Bernabeu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.