×
  • Sport
  • Sport

    PSG-ja e gjen zëvendësuesin e Messit, nis bisedimet me yllin portugez

    Reporteri
    15 Maj 2023 | 21:01

    Bernardo Silva raportohet se është shfaqur si objektivi kryesor i Paris Saint-Germainit për sezonin e ardhshëm.

    Madje, “Le Parisien” ka raportuar se bisedimet mes PSG-së dhe portugezit kanë filluar tashmë.

    Silva thuhet se vlerësohet si zëvendësuesi ideal i Lionel Messit, i cili pritet të largohet pas përfundimit të sezonit.

    Aftësia e tij për të luajtur në pozicione të ndryshme dhe gatishmëria e tij për të kontribuar në mbrojtje e kanë bërë atë një kandidat ideal për të përforcuar PSG-në sezonin e ardhshëm.

    Bernardo Silva, Manchester City

    Për 28-vjeçarin e interesuar është edhe Barcelona, por krahasuar me Barçën, PSG duket se ka avantazhin për të siguruar shërbimet e tij.

    Klubi parisien posedon burime më të mëdha financiare, duke e bërë më të arritshme një tarifë transferimi prej 80 milionë eurosh.

    Silva ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me Manchester Cityn, duke i bërë negociatat një faktor kyç në lëvizjen e tij të mundshme.

    Agjenti i ish-futbollistit të Monacos, Jorge Mendes, gjithashtu mban një marrëdhënie të fortë me PSG-në, veçanërisht përmes Luis Campos, këshilltarit sportiv të klubit.

    Këto lidhje mund të jenë të rëndësishme në një transferim të Silvas në “Parc des Princes”. /Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!