×
  • Sport
  • Sport

    PSG-ja e zgjedh pasardhësin e Mbappes

    Reporteri
    12 Korrik 2023 | 18:59

    Paris Saint-Germaini duket se e ka zgjedhur pasardhësin e Kylian Mbappes.

    Në rast të largimit të sulmuesit francez, i cili mund të përfundojë në Real Madrid, gjiganti francez e ka në opsion sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic.

    Mediumi italian “Tuttosport” raporton se në orët e fundit parisienët i kanë kërkuar gjigantit italian informata për sulmuesin, të cilin “Zonja e Vjetër” e kishte blerë për hiç më pak se 80 milionë euro.

    Dhe, “Bianconeri” do ta kërkojnë pikërisht këtë shifër për futbollistin.

    Nuk përjashtohet edhe mundësia e një shkëmbimi të lojtarëve pasi Juve e pëlqen sulmuesin e ri, Hugo Ekitike, që është në pronësi të klubit francez./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!