×
  • Sport
  • Sport

    PSG-ja ka vendosur përfundimisht për Messin e Ramosin

    Reporteri
    21 Mars 2022 | 10:43

    Paris Saint-Germaini nuk e ka ndërmend t’i lëshojë yjet e tij.

    Përpos Kylian Mbappes, të cilit do t’i skadojë kontrata dhe të cilin nuk do të mundë ta ndalë, gjiganti francez nuk do t’i lëshojë lojtarët e rëndësishëm që kanë kontratë në “Parkun e Princave”.

    E në mesin e lojtarëve që do t’i bllokojë gjiganti parisien janë edhe Lionel Messi e Sergio Ramos.

    Për këtë siguron mediumi spanjoll “Marca”.

    Raportohe se të dy lojtarët janë të vendosur të rikthehen në ish-klubet e tyre pas vitit të parë të vështirë në Francë.

    Mirëpo, miliarderët arabë i shohin ata si lojtarë të çmuar në ekipin e tyre dhe nuk do t’i lënë të largohen.

    Messi nuk ka arritur asnjëherë të shpërthejë në ekipin parisien dhe në javët e fundit po flitet se ai e dëshiron rikthimin në Barcelonë.

    Mbi të gjitha, ai ka mbetur i shokuar me vërshëllimat që ia servuan tifozët parisienë.

    Kurse, Ramos nuk ka arritur të luajë sa duhet në “Parkun e Princave” shkaku i lëndimeve të njëpasnjëshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!