PSG kërkon ekip ‘ëndrrash’ për sezonin e ri, tenton transferimin e Pogba

Paris Saint-Germain e ka marrë më seriozisht se kurrë këtë merkato verore. Kësaj radhe në shënjestër është mesfushori francez Paul Pogba.


Parizienët shpresojnë të joshin Manchester United me një ofertë 50 milion paund për shërbimet e 28-vjeçarit.

Pas transferimeve të Ramos, Hakimit dhe Donnarumas, Pogba do të ishte një tjetër goditje e bujshme në Paris.

Gjithsesi vëmendja nuk ka ikur as nga Messi apo Ronaldo, pasi në rast surprize një prej tyre mund të luajë sezonin që vjen në Francë.