×
  • Sport
  • Sport

    Publikohen detaje pak para vdekjes së Maradonës, këto ishin fjalët e fundit që i tha legjenda e futbollit

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 10:49

    Bota e futbollit u trondit dje kur u dha lajmi për vdekjen e Diego Armando Maradonës


    Legjenda e Argjentinës u nda nga jeta të mërkurën pas një sulmi në zemër që pësoi, derisa së fundi kishte probleme të shumta me shëndetin, shkruan Reporteri.net

    Maradona para disa jave kishte kryer një operacion në tru dhe pas lëshimit nga spitali ai kishte kujdesin edhe në shtëpi, por pas sulmit në zemër, mjekët nuk arritën që ta kthenin në jetë.

    Mediat në Argjentinë kanë treguar detaje në ditën e fundit të jetës së Maradonës. Ai u zgjua në mëngjes i zbehur dhe ankohej se kishte të ftohtë.

    Pasi hëngri mëngjesin u kthye në shtrat duke thënë fjalën e tij të fundit: ‘Me siento mal që në shqip i bie: ‘Ndihem keq’.

    Maradona u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare, derisa ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!