Janë publikuar formacionet zyrtare të miqësores mes Spanjës dhe Shqipërisë, miqësore kjo e cila do të luhet sonte, duke filluar nga ora 19:45, transmeton Reporteri.net.
Menaxheri i Kombëtares së Shqipërisë,Edi Reja nuk ka lënë vend për shumë surpriza, nëse mund të quhet e tillë është aktivizimi i Brojës nga minuta e parë, duke parë që në eliminatoret e fundit e niste nga stoli.
E, risi veç inkuadrimit të Brojës nga minuta e parë përbën numri i Brojës, kjo pasiqë ka ndryshuar numrin që do të mbajë veshur, me yllin kuqezi që do veshë numrin 9, pasi më parë ka mbajtur numrin 17.
Ndërkaq, në balotazhin mes Uzunit, Cikalleshit dhe Manaj, e ka fituar sulmuesi i Konyaspor.
Pas tyre qëndron Keidi Bare që luan në stadiumin e vetë sonte.
Ndërsa, qendra e mesfushës i është besuar Qazim Lacit dhe të zakonshmit Klaus Gjasula.
E, në krahë qëndrojnë Hysaj dhe Balliu, që po shkëlqen këtë sezon në La Liga.
Treshja e mbrojtjes është ajo e zakonshmja me Kumbullën, Gjimshitin dhe Ismajlin.
Ndryshe nga sa pritej, portier titullar sot është Berisha, Strakosha dhe Kastrati janë në stol.
Trajneri i Kombëtares së Spanjes, Luis Enrique nuk e ka nënvlerësuar aspak këtë takim, duke hedhur në fushë disa nga lojtarët më të mirë që ka momentalisht kombëtarja e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.