Liverpool-Barcelona është njëra nga ndeshjet më interesante që u zhvillua edicionin e kaluar në Ligën e Kampionëve
Barça e kishte fituar takimin e parë 3-0 në Camp Nou dhe dukej se nuk do ta kishte të vështirë kalimin në finale, por kështu nuk mendoi Shaqiri me shokë, të cilët në Anfield mposhtën katalunasit 4-0, në një ndeshje e cila do të mbahet mend gjatë, shkruan Reporteri.net
Futbollistët e Barcelonës e përjetuan rëndë këtë eliminim dhe përderisa lojtarët e Liverpoolit po festonin me tifozët e tyre ata po vuanin në dhomat e zhveshjes.
Çuditërisht, Barça ka vendosur që të publikojë pamje nga dhomat e zhveshjes dhe këtë do ta bëjë me anë të një dokumentari, traileri i të cilit është publikuar.
Coming soon! ? @FCBarcelona pic.twitter.com/mEum4jc6ps
— Gerard Piqué (@3gerardpique) October 4, 2019
Në sekondën e 35-të shihen fytyrat e mërzitura të Ivan Rakitic, Sergio Busquets dhe Philippe Coutinhos[futbollisti i cili u largua nga Liverpooli me pretektesin për të fituar Ligën e Kampionëve].
Në këtë dokumentar është i përfshirë edhe djali i Piques, i cili dëgjohet duke i thënë Shakirës: “Ne duhet të shënojmë me çdo kusht një gol si mysafir”.
Shakira ia kthen kështu djalit të tij: “Po zemër”.
Gjithashtu ka pamje edhe nga dhomat e zhveshjes pas përfundimit të pjesës së parë ku Pique u drejtohet shokëve të skuadrës së duhet të shënojnë gol patjetër, nuk ka rëndësi se në cilën minut.
Liverpooli pasi e mposhti Barcelonën në Anfield arriti që të triumfojë në Ligën e Kampionëve ku në finale e mposhti Tottenhamin me rezultat 2-0. /Reporteri.net/