×
  • Sport
  • Sport

    Publikohet renditja e re e FIFA-s, Kosova humb një pozitë

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 11:23

    Kosova është në vendin e 115-të në ranglistën e re të FIFA-s


    Kombëtarja e Kosovës në futboll gjatë muajit nëntor zhvilloi dy ndeshje dhe si rrallë herë më parë, ajo i humbi të dyat, shkruan Reporteri.net

    Fillimisht u mposht nga Çekia 2-1, ndërsa më pas nga Anglia 4-0.

    Këto humbje i kanë kushtuar Kosovës në ranglistën e re të publikuar sot nga FIFA.


    Kosova tani ka zbritur për një pozitë më poshtë, pra në të 114-tën për dallim nga muaji i kaluar.

    Ndryshe, Kosova deri në mars nuk do të ketë lojë, kur do të ballafaqohet me Maqedoninë e Veriut në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!