Një dëshmitar beson se ai ka kapur momentin kur helikopteri i Kobe Bryant po qarkullonte mbi Glendale të Kalifornisë , vetëm 30 minuta para rrëzimit vdekjeprurës.
“Unë i bëjë video dhe fotografi të gjitha gjërave të çuditshme që ndodhin sipër shtëpisë time në Glendale”, shkruajti një përdorues i Twitter.
“Fatkeqësisht këtë mëngjes nuk e kuptova që isha duke filmuar helikopterin e Kobe Bryant,” shtoi tutje dëshmitari.
Sipas këtij dëshmitari “piloti po kryente një manovër shumë agresive në qiellë, kjo është arsyeja pse unë dola jashtë dhe filmova, pasi lëshonte një zë interesant”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.