×
  • Sport
  • Sport

    Punë e kryer! Chelsea ia merr Cityt Cucurellan

    Reporteri
    03 Gusht 2022 | 21:26

    Marc Cucurella do të transferohet te skuadra e Chelsea, e jo e Manchester Cityt ashtu siç ishte proklamuar më parë

    Chelsea ka arritur që t’ia marrë nga duart lojtarin Manchester City, Marc Cucurella, duke e transferuar atë nga Brighton.

    Pep Guardiola e kishte kërkuar atë që disa muaj, por në fund Chelsea u treguan më bindës dhe kanë arritur që ta transferojnë mbrojtësin e majtë spanjoll të skuadra e Bluve.

    “Marc Cucurella në Chelsea, punë e kryer! Marrëveshja e plotë në mes të Chelsea është arritur për më shumë së 50 milionë funte. Levi Colwill do t’i bashkohet së shpejti Brightonit. ?? #CFC”, ka shkruar gazetari i njohur i transferove, italiani Fabrizio Romano.

    “Marrëveshja personale me lojtarin po ashtu është arritur, dyert janë mbyllur për City. Cucurella do t’i bashkohet Chelsea si nënshkrim i ri, punë e kryer”.

    Sipas Romanos, Marc Cucurella do të nënshkruajë kontratë deri më 2028, pra gjashtë vite si lojtar i Chelsea. Kushtet personale të kësaj marrëveshje kanë përfunduar të hënën në mëngjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!