Pas vendimit për të mos u dorëhequr nga posti i Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, pas veprimeve të pahijshme që bëri gjatë dorëzimit të medaljeve në finalen e Kupës së Botës për femra, qeveria spanjolle ka vendosur të pezullojë Luis Rubiales nga detyra.
Kështu deklaroi Victor Francos, President i Këshillit të Lartë të Sporteve, i cili u paraqit në konferencën për shtyp pas njoftimit të presidentit të RFEF se nuk dëshiron të japë dorëheqjen, ndërsa theksoi se Rubiales nuk ka qenë asnjëherë në lartësinë e detyrës që kishte.
“Z. Rubiales nuk ishte në lartësinë e detyrës. Ai nuk ishte në “lartësinë” e asaj që prisnin lojtarët, as e asaj që priste qeveria, as e asaj që priste, mbi të gjitha, futbolli spanjoll. Nuk bëri atë që duhej të bënte. Shpjegimet e tij nuk janë të mjaftueshme, as nuk mjafton që të mos ndërmerren veprime të mëtejshme”.
“Qeveria spanjolle nuk do të mbetet e pandjeshme përballë asaj që ndodhi sot. Qeveria sot ka nisur procedurat që zoti Rubiales t’i japë shpjegime. Do ta pezullojmë Rubiales nga funksionet e tij”, thuhet në deklaratëm e Victor Francos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.