×
  • Sport
  • Sport

    Qe çka t’bon kojshia i keq: Po e shohin situatën e keqe të Shaqirit, synojnë ta transferojnë me pak para

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 19:07

    Xherdan Shaqiri nuk po kalon momentet më të mira në Liverpool, anipse arriti të shpallet kampion në Champions League.


    Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit ka humbur si duket besimin e Jurgen Klopp dhe lëndimet e shpeshta kanë bërë që ai ta humbë edhe vendin në formacionin e Liverpoolit, shkruan Reporteri.net

    I gjendur në një situatë të tillë, Shaqiri do të kërkojë skuadër të re, njëjtë siç do ta shfrytëzojnë klubet momentin e keq për ta transferuar me një shumë më të vogël.

    Skuadra e Steven Gerrardit, Rangers ka shprehur interesim për 28-vjeçarin dhe janë të gatshëm të ofrojnë deri në 13 milionë për t’i siguruar shërbimet e tij.

    Trajneri Steven Gerrard po synon të ndërtojë një ekip të fortë në Rangers dhe pëlqen yllin shqiptar.

    Xherdan Shaqiri ka ndërruar edhe në të kaluarën skuadër në janar, duke u transferuar nga Bayern Munich te Inter./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!